Rexhaj: LVV nuk lejon Asociacion të komunave serbe as kur është në qeveri, e as nëse do të ishte në opozitë

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive “as kur LVV është në pozitë e as opozitë”.
Rexhaj në “Debat Plus” thotë se i gjithë debati bëhet për Asociacion me kompetenca ekzekutive.
“Ne nuk do të lejojmë në asnjë far forme dhe për asnjë çmim të vetëm formim të “Zajednicës”. Zajednicë nuk do të ketë as kur jemi qeveri, e nuk do të ketë edhe nëse nuk jemi në qeveri sepse nuk do ta lejojmë”.