Rexhbeçaj i pakënaqur: Kjo është skandaloze…

Futbollisti kosovar, Elvis Rexhbeçaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar “EASPORT”-in.
Lojtari i FC Koln, ka marrë dhuratë nga FIFA kartën që tregon për formën e tij, shkruan IndeksOnline.
Duke i parë numrat, ai tregohet shumë i pakënaqur: “Goditja (shuti) është skandaloz”, ka shkruar Rexhbeçaj në rrjetet sociale.
Sipas numrave, vlerësimi për goditjen (shutin) FIFA ia ka vendosur 67 e për lojtarin kosovar kjo është pak.
Kujtojmë që Rexhbeçaj në ndeshjen e fundit shënoi dy gola në fitoren e Kolni 2 me 1 ndaj Monchengladbachut./IndeksOnline/
