Rexhbeçaj mungon, fat i madh për Kosovën… Emërllahu rikthehet nga suspendimi

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e radhës në kualifikim për Kupën e Botës 2026, ndaj Suedisë.
Sot morëm lajmin se Elvis Rexhbeçaj do mungoj në duelin e nesërme shkaku i lëndimit, shkruan Indeksonline
🇽🇰🚨 Elvis Rexhbeçaj has not recovered in time and will miss the match vs Sweden. pic.twitter.com/9D4Wd9OiaI
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) October 12, 2025
Mesfushori që luan në Bundesliga u lëndua në barazimin 0:0 ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”.
Por, fat i madh për Kosovën është rikthimi i Lindon Emërllahut nga suspendimi.
Emërllahu mungoi në ndeshjen ndaj Sllovenisë shkaku i kartonit të kuq të marrur muajin e kaluar ndaj Suedisë, por pikërisht ndaj tyre do jetë i gatshëm nesër.
22-vjeçari është në formë të jashtëzakonshme me CFR Clujin në Rumani, ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/