Rexhbeçaj nuk jep shenja që ka afërsi me Kosovën, asnjë futbollist të Kombëtares nuk e ndjek në Instagram
Futbollisti i Wofsburgut Elvis Rexhbeçaj nuk u ftua nga Gjermania U21 për ndeshjet kualifikuese të kampionatit evropian kundër Greqisë dhe Uellsit që zhvillohen në shtator.
Mesfushori shqiptar pas 2 muajsh do të mbushë 22 vjet dhe i vetmi opsion mbetet kombëtarja e parë e Gjermanisë, aty ku konkurrenca është e jashtëzakonshme.
Megjithatë ai ende nuk ka debutuar me ‘pancerët’ dhe e ka mundësinë që të ndërroj Kombëtaren dhe të përfaqësoj Kosovën, shkruan Indeksonline.
Edhe pse zyrtarët e Federatës e kanë kontaktuar Rexhbeçajn, ai ende nuk ka dhënë përgjigje pozitive.
Në profilin e tij zyrtar në Instagram, mesfushori nga Prizreni nuk e ndjek asnjë futbollistë të Kosovës. /Indeksonline/
