75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / A. A

Rexhbeçaj nuk po luan për Kombetaren tonë, por me krenari pozon me flamurin e Kosovës

Elvis Rexhbeçaj ishte vendimtar në fitoren e Kolnit 2-1 kundër Borussia Monchengladbach, duke shënuar dy gola.

Përveç çmimit ‘futbollisti i ndeshjes’, 23 vjeçari u vlerësua edhe nga loja virtuale e popullarizuar FIFA21, duke hyrë në formacionin më të mirë të javës, shkruan Indeksonline.

Rexhbeçaj sot me krenari e ka pranuar çmimin, ku figuron flamuri i Kosovës.

Vlen të theksohet se Rexhbeçaj është monitoruar gjatë nga Federata e Futbollit të Kosovës por nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Kombëtares tonë.

/Indeksonline/