75 Mall Live Search
16:39 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / A. A

Rexhbeçaj vazhdon shkëlqimin, Bundesliga e zgjedh në formacionin e javës

Elvis Rexhbeçaj po kalon formën më të mirë në karrierë si futbollist.

Mesfushori kosovar për herë të parë është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës nga Bundesliga e Gjermanisë.

23 vjeçari shënoi golin e vetëm dhe të fitores me Kolnin në vizitë te Mainz 05.

Në 8 ndeshje të zhvilluara në Bundesligë, Rexhbeçaj ka shënuar 2 gola, poashtu ka dhe 1 asistim.

Ndryshe, ai është ftuar disa herë për të përfaqësuar Kosovën nga zyrtarët e Federatës së Futbollit, por ende nuk është përgjigjur pozitivisht.

/Indeksonline/