75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kadriu inspekton nisjen e punimeve në rrugën 4 shiritëshe: Premtimet tona, kontratë me qytetarët

Rexhep Kadriu ka thënë se premtimet e AAK-së janë kontratë me qytetarët.

Zëvëndësministri në detyrë i Infrastrukturës në detyrë ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës katër shiritëshe nga rrethrrotullimi te Fabrika e Baterive, në drejtim të Bujanocit, investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT).

“Sot, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, morëm pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës katër korsi nga rrethrrotullimi tek Fabrika e Baterive, në drejtim të Bujanocit, investim ky i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT).

Me gjatësi prej afër 3 kilometra, me një kosto prej afër 2 milionë euro, me infrastrukturë të kompletuar si sistemin e kanalizimit atmosferik, trotuare dhe ndriçim.

Gjilani po shndërrohet në qytet modern. Ne, premtimet i konsiderojmë kontratë me qytetarët”, shkruan Kadriu në njoftim.