Selimi deklarohet i pafajshëm, në Gjykatën Speciale

Shefi i Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, sot është paraqitur për herë të parë në Gjykatën Speciale, në Hagë.
Ai gjatë fjalimit të tij tha se luftën e UÇK-së e nisën me komandatin Adem Jasharin dhe e përfunduan me gjeneralin Wesley Clark, shkruan IndeksOnline.
Selimi në gjykatë u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e në aktakuzën e konfirmuar.
“Z.gjykatës i kam lexuar dhe i kam kuptuar të gjitha ato që shkruhen në aktakuzë.
I nderuar kryetar, unë ka pasur kohë të mjaftueshme që ta shihja aktakuzën dhe më lejoni që sot të deklarohem se ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë.
Unë zakonisht i deklaroj ato çfarë i ndiej, por po e përsëris unë deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e akzakuzës”, tha ai./IndeksOnline/