75 Mall Live Search
18:28 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rexhep Selimi deklarohet për problemet e Vetëvendosjes: Së shpejti…

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar zhvillimet e fundit dramatike në partinë ku ai bën pjesë.

Selimi duke marrë shkas se këto komente i bëri në ceremoninë përkujtimore të 19 vjetorit të rënies së dëshmorit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij ka thënë se nuk do të flasë shumë lidhur me këtë çështje.

“Sot kemi shkas tjetër, është dita e dëshmorëve, qëllimi i dëshmorëve është më i rëndësishëm se një debat i brendshëm”, ka thënë ai.

“Po vazhdon një debat që së shpejti do të ketë një epilog”, ka thënë Selimi në Info Magazine.

Selimi nuk ka dashur t’i komentojë grafitet e sotme  “S’ka BABË, ka ide” që vijnë pas zhvillimeve të fundit në Vetëvendosje.

“Nuk i komentoj se nuk jam në dijeni”, tha ai.

Por deputeti i Vetëvendosjes ka insistuar se krejt këto zhvillime brenda Vetëvendosjes pasqyrojnë vetëm një debat të brendshëm.

“Mund të konfirmoj se po vazhdon një debat i brendshëm që nuk ka ngel vetëm brenda, debatet e tilla për Vetëvendosjen nuk janë të natyrshme, janë për subjektet tjera, prandaj edhe janë bërë lajm”, shtoi Selimi.

Ai ka folur edhe për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, dhe faktin se deputetët Vetëvendosjes kanë nisur sot të mbledhin nënshkrimet e anëtarëve për mbajtjen e n jë mbledhje të tillë.

“Këshilli e ka kohën që të ndodhë, jemi afruar në limitet e mbajtjes së këtij Këshilli, qoftë me nënshkrime, apo pa nënshkrime, kjo mbledhje do të mbahet”, ka përfunduar ai.