10:44 / E Hënë, 03 Prill 2023 / k.v

Rexhep Selimi: Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prokuroria e Specializuar ka nisur deklaratën hyrëse, ku ka lexuar pikën 176 dhe 177 të aktakuzës së plotësuar që flet për përgjegjësinë e tyre të dyshuar penale për pikat e aktakuzës.

Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka konfirmuar deklarimin e tij të parë në Gjykatën Speciale në Hagë se është i pafajshëm në të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh Selimi.