75 Mall Live Search
13:12 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Rexhep Selimi lëvdata për Ilir Metën, për mosdekretimin e kosovarit si ministër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka përgëzuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta që nuk e ka dekretuar kandidatin për ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, duke thënë se ai duhej të bëj të njëjtën edhe me kandidaten për ministre të Arsimit.

Në një postim në Facebook, Selimi ka pyetur se a nuk gjeti Edi Rama person më të mirë se mbesën e spiunit të UDB0së, Ibush Kllokoqi  për ministre të Arsimit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Selimit pa ndërhyrje:

E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej. 
Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq! 
A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit? 
Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore.
Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, per shembull!