75 Mall Live Search
11:45 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Selimi: Luftën e nisëm me Adem Jasharin dhe e përfunduam me Wesley Clark-un

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi është paraqitur sot për herë të parë në seancën gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara.

“Unë luftën e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me xheneralin Wesley Clark. Unë sot këtu e kam për detyrë të jem në anën e UÇK-së dhe të aleatëve të kësaj ushtrie, kjo më takon dhe do ta bëj. Drejtësia duhet të jetë çlirimi i të gjithëve neve këtu, pse jo edhe prokurorisë”, ka theksuar ai.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua, më 26 tetor 2020.

Selimi, i cili në kohë ne luftës ka udhëhequr Drejtorinë e Operacioneve, ka udhëtuar për në Hagë, më 5 nëntor 2020.

Një ditë më vonë hetuesit e Speciales në bashkëpunim me EULEX-in bastisën shtëpinë e tij në Prishtinë./IndeksOnline/