75 Mall Live Search
11:18 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rexhep Selimi: Jemi për një hetim parlamentar, kjo na bën nder edhe ne

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se partia e tij është për një hetim parlamentar në  lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se një hetim i tillë u bënë nder të gjithëve.

“Këtij komisioni që pritet të formohet i uroj suksese në këtë hetim, ndërsa për rastet e tjera të përmendura ka hetim edhe nga hetuesia. Ky propozim sa e di unë  ka pësuar një mutacion, sepse në fillim ka qenë i fokusuar të vdekja e të riut Agon Musliu, as për këtë hetim nuk kemi asnjë kundër, sepse kjo vlerësoj që na bënë nder”, tha Selimi.

Ai ka falënderuar për tërë punën e  tij ish- ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, i cili siç ka thënë Selimi ka kryer me efikasitet punën e tij.

Ndërsa ka prezantuar emrin e Mimoza Kusari- Lilës si kryesuese të këtij komisioni, e deputetet Labinotë Demi- Murtezi e Fatmire Mullhaxha- Kollçaku si anëtare të këtij komisioni.