Rexhep Selimi për Indeksonline: S’ka bastistje në shtëpinë time

Bastisja e shtëpisë së Rexhep Selimit është lakuar para pak minutash si lajm në media. Një dyshim të tillë e ka patur edhe Faton Klinaku i OVL-UÇK-së.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar Rexhep Selimi.
Për Indeksonline, deputeti i VV-së ka thënë se ky raportim nuk është i vërtetë.
“Nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk ka patur bastistje dhe asgjë. Nuk janë të vërteta raportimet” ka thënë Rexhep Selimi për Indeksonline.
Deri më tani e konfirmuar është vetëm bastistja e shtëpisë së Jakup Krasniqit./Indeksonline/