Rexhepi: Duhet të votohet kryetari i Kuvendi, pa marrë parasysh se kush është

Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi tha se kandidatja e VV-së për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, duhet të votohet.
Ajo ka thënë se nëse vazhdon kjo gjendje, atëherë opsion janë edhe zgjedhjet.
“Ne jemi përfaqësues të popullit dhe duhet si deputet të votojmë për kryetarin e Kuvendi, pa marrë parasysh se kush është”, tha Rexhepi para tentativës së 21-të të konstituimit të Kuvendit. /IndeksOnline/