Rexhepi: Unë e respektoj Gjykatën Kushtetuese

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, është deklaruar pak para vazhdimit të seancës konsitutive të kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo tha se e respekton mendimin e Kushtetueses dhe se do ta votojë Albulena Haxhiun.
‘‘Unë e respektoj Gjykatën Kushtetuese, mendimin e Gjykatës Kushtetuese, e votoj kandidaten Albulena Haxhiun’’, tha ajo.
E pyetur se nëse do të mund të konstituohet kuvendit brenda 30 ditësh, ajo tha se ndoshta e kryejmë, ndoshta.