Rey Manaj dërgohet në spital, kjo është gjendja shëndetësore

Rey Manaj ka pësuar një lëndim të rëndë.
Sulmuesi i kombëtares shqipëtare, ka pasur një përplasje të fort në kokë, gjatë ndeshjes Sivasspor – Goztepe, shkruan IndeksOnline.
Ai ra pa ndjenja në fushën e lojës, ku pas ndihmës së parë, është larguar nga loja në minutën e 9-të.
Sipas njoftimit nga klubi i Sivasporit, Manaj është dërguar në spital me autoambulancë, ku ka rikthyer vetëdijen.
”Sportisti ynë Rey Manaj humbi ndjenjat në minutën e 3-të të ndeshjes që luajtëm ndaj Göztepe për shkak të një përplasjeje me një lojtar kundërshtar. Pas ndërhyrjes fillestare të ekipit tonë mjekësor në fushë, sportisti ynë është dërguar në spital me autoambulancë dhe në spital i është rikthyer vetëdija. Pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme, informacioni i detajuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun. I shprehim urimet tona më të mira për një shërim të shpejtë sportistit tonë.”, thuhet në njoftimin e klubit turk./IndeksOnline/
Sporcumuz Rey Manaj, Göztepe ile oynadığımız maçın 3. dakikasında rakip oyuncu ile yaşadığı çarpışma sonucu bilincini kaybetmiştir.
— Sivasspor (@Sivasspor) March 9, 2025
Sağlık ekibimizin saha içindeki ilk müdahalesinin ardından ambulansla hastaneye kaldırılan sporcumuzun bilinci hastanede açılmıştır.
Gerekli… pic.twitter.com/LbzF5n3pOj