Rey Manaj fantastik, shënon në fitoren e Barcelonës

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj ka shënuar një gol në fitoren e skuadrës së tij, FC Barcelona B.
Barcelona mposhti 2 me 1 ekipin e Alcoyano në xhiron e 21-të, shkruan IndeksOnline
Në këtë fitore të klubit katalunas golin e parë e shënoi sulmuesi shqiptar, Rey Manaj në minutën e 26’të.
Ky ishte goli i nëntë i Manaj me skuadrën e Barcelonës këtë sezon.
Kujtojmë që Manaj shënoi edhe me Kombëtaren e Shqipërisë në fitoren e kësaj të fundit 2 me 0 ndaj San Marinos, në ndeshjen e rëndësishme të para-kualifikimeve në Kupën e Botës ‘Katari 2022’./IndeksOnline/