13:16 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rey Manaj ftohet për ndeshjen e nesërme

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Getafes nesër.

Dhe më në fund, e shohim se në listë është i përfshirë edhe shqiptari Rey Manaj nga Barcelona B.

Manaj u transferua në janar nga Albacete për ekipin e Barcelonës B, ndërsa pas mungesave të sulmuesve Rey Manaj është i ftuar për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00./Indeksonline/