Rey Manaj i jashtëzakonshëm, shënon eurogol dhe i jep fitore Sivassporit

Skuadra e Sivassporit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Konyasporit, në javën e 34-të në Superligën e Turqisë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, shkruan Indeksonline
Manaj shënoi një eurogol në minutën e 88’të për t’ia dhënë tri pikë ekipit të tij.
Ky ishte goli i 18-të i lojtarit shqiptar në Superligën e Turqisë gjatë këtij sezoni./Indeksonline/