75 Mall Live Search
16:29 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / G T

Rey Manaj merr kartonin e tij të parë të kuq në Superligën e Turqisë

Skuadra e Sivassporit dhe ajo e Samsunsporit barazuan pa gola 0:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superligën e Turqisë.

Fundi i ndeshjes nuk ishte aspak i mirë për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, shkruan Indeksonline

Manaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90’të.

Në fakt ai u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda pak sekondash dhe kështu do të mungoj në ndeshjen e ardhshme të Sivas, që e luajnë në shtëpi ndaj Alanyasporit.

Kujtojmë që ky ishte kartoni i parë i kuq për Rey Manaj në Superligën e Turqisë. Më parë ai është ndëshkuar me karton të kuq në Itali dhe Spanjë./Indeksonline/