Rey Manaj mesazh Sylvinhos, shënon supergol nga distanca për Sivassporin

Skuadra e Sivasspor është duke fituar ndaj Keciorengucu në Kupën e Turqisë me rezultatin 3:2.
Golin e tretë për skuadrën turke e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, shkruan Indeksonline
Manaj realizoi një supergol nga distanca për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij.
Kujtojmë që Manaj është në formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit. Ai ka shënuar 12 gola gjatë këtij sezoni me fanellën e Sivassporit./Indeksonline/