75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / G T

Rey Manaj mund t’i bashkohet Arbnor Mujës te skuadra turke

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është rikthyer nga pushimi dhe ka filluar stërvitjet me Sivassporin, për ndeshjet para-sezonale.

Manaj ka kontratë deri në vitin 2026, por në tavolinë ka disa oferta dhe mund të largohet nga Sivas, sidomos pasi kjo e fundit sezonin e ri do bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit në Turqi, shkruan Indeksonline

Skuadra që momentalisht është favorite për të firmosur me sulmuesin “kuqezi” është Samsunspori, e cila ka një tjetër shqiptar, Arbnor Mujën.

28-vjeçari vlerën në “Transfermarkt” e ka 3 milionë euro, një çmim i përballueshëm për ekipin e Samsunsporit.

Përveç këtij ekipi turk, Manaj ka oferta edhe jashtë Turqisë, por ai do preferonte të mbetet në këtë shtet./Indeksonline/