Rey Manaj në dyshim, një sulmues i ri vjen te Shqipëria për ndeshjet e tetorit

Trajneri Sylvinho pritet që gjatë këtyre ditëve të bëjë të ditur listën e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e muajit tetor.
Në listën e trajnerit brazilian pritet të ketë emra të rinj, duke përfshirë këtu edhe sulmuesin e Sparta Pragës, Indrit Tuci, shkruan Indeksonline
Tuci është pjesë e fanellës “kuqezi” që një kohë të gjatë, por vetëm me grupmoshat e reja.

Kështu që për herë të parë do të ftohet për ekipin e parë në ndeshjet e UEFA Nations League ndaj Republikës së Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Përveç Tucit në ekipin e parë të Kombëtares së Shqipërisë pritet të ftohet edhe Adrion Pajaziti, i cili do të jetë zëvendësues i Medon Berishës që është i lënduar.
Kurse Tuci pritet të jetë zëvendësues i Rey Manajt, i cili ka probleme muskolore.
Në këto ndeshje do të rikthehet Mirlind Daku, që mungoi në ndeshjet e shtatorit shkaku i suspendimit nga UEFA./Indeksonline/
