75 Mall Live Search
16:11 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Rey Manaj nuk e ka ndërmend të ndalet, mposht Besiktasin e Milot Rashicës

Skuadra e Sivassporit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besiktasit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Superligën e Turqisë.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi shqiptar, Rey Manaj në minutën e gjashtë, shkruan Indeksonline

Manaj realizoi një gol tejet të bukur nga distanca, për t’ia dhënë tri pikë të vlefshme ekipit të tij.

Kujtojmë që te Besiktasi luajti edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili pati disa raste të mira shënimi.

Në anën tjetër, Manaj me këtë gol shkon në kuotën e 11 shënimeve këtë sezon në Superligën e Turqisë./Indeksonline/