Rey Manaj po shkëlqen në Turqi, shënon dy gola për 15 minuta (VIDEO)

Futbollisti shqitar, Rey Manaj po vazhdon të shkëlqej tu skuadra turke, Sivasspor.
Manaj sot ka shënuar dy gola brenda 15 minutave, duke siguaruar skuadrës së tij një barazim 2-2 me Gaziantep BB, shkruan IndeksOnline.
26-vjeçari fillimisht shënoi në minutën e 8-të nga penalltia.
Shtatë minuta më vonë u akordua përsëri penallti për Sivassporin, ndërsa sulmuesi shqiptar nuk gaboi as herën e dytë.
Manaj ka shënuar 10 gola deri më tani në kampionatin e Turqisë, në 17 ndeshje të luajtura./IndeksOnline/