75 Mall Live Search
20:09 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rey Manaj rigjen golin në Spanjë pas tre muajsh

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, është rikthyer protagonist me skuadrën e Albacetes në Ligën e Dytë spanjolle, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 21-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

21-vjeçari shënoi golin e parë, në fitoren 0-2 që ekipi i tij arriti në transfertë ndaj Numancias. Ky ishte goli i katër për lushnjarin në kampionat, ndërkohë hera e fundit që ai shënonte ishte data 28 shtator në përballjen ndaj Zaragozës.

Manaj e nisi sfidën si titullar, teksa qëndroi në fushë 81 minuta, duke i lënë vendin më pas Ortunos. Me këtë fitore, Albacete u ngjit në kuotën e 34 pikëve, 3 më pakë se kryesuesit e Granadës. Objektivi i sukuadrës të sulmuesit shqiptar është padyshim ngjitja në La Liga.

Manaj gol on Vidnews.