Rey Manaj shënon dy gola në fitoren e Sivassporit (VIDEO)

Futbollisti i Shqipërisë, Rey Manaj e ka lënë prapa lëndimin dhe është rikthyer me dy gola të shënuar për skuadrën e Sivassporit.
Ai ishte vendimtar në fitoren 3-2 ndaj Hatayasporit, shkruan IndeksOnline.
Manaj fillimisht shënoi golin e epërsisë në minutën e 43-të.
Pastaj ai u tregua i sakt edhe nga penalltia, duke barazuar shifrat në 2-2.
Manaj ka shënuar tre gola këtë sezon me skuadrën e Sivassporit./IndeksOnline/