Rey Mysterio rikthehet në WWE
Ish-kampioni i peshave të lehta në WWE, Rey Mysterio pritet të rikthehet në sportin e tij të preferuar javën e ardhshme dhe tifozët në Britani mund ta shohin atë drejtpërdrejt muajin e ardhshëm.
WWE është nostalgji për shumë nga ne, por shumë nga ne tani jemi të përqëndruar në sporte tjera, apo edhe në krejt diçka tjetër.
Rikthimi i Mysterios në javën e ardhshme do ta shohë atë në përballje me Shinsuke Nakamuras në Smackdown 1000, transmeton IndeksOnline.
Tifozët britanik do të mund ta shohin maestron e ”619” në fillim të nëntorit dhe ai do të jetë në Kardif më 3 nëntor, më 4 nëntor në Aberdeen dhe më 5 nëntor në Birmingham.
Kjo nënkupton se ai nuk do të paraqitet në mbrëmjen e RAW të hënën në Mançester, por mund të paraqitet në Smackdown Live më 26 tetor.
Ka zëra se edhe Edge, John Cena, Chris Jericho dhe madje edhe The Rock mund të paraqiten në këtë ”show”./IndeksOnline/