75 Mall Live Search
10:08 / E Enjte, 17 Mars 2022 / AR

Rezarta Shkurta: Pirro Çako është fajtor për arrestimin e Elsa Lilës

Arrestimi i këngëtares shqiptare, Elsa Lila, ka bërë bujë të madhe mediatike.

Ajo është arrestuar në Romë gjatë një operacioni antidrogë, shkruan Indeksonline.

Për këtë fakt shumica e fytyrave publike i kanë dalë në krah Lilës.

Edhe Rezarta Shkurta e cila vite më parë kishte probleme me ligjin, përkrahu këngëtaren.

Në Instastory shpërndau një video të Elsës dhe të Pirro Çako’s me këngën “Diferenca je ti”

“E gjeta kush e ka fajin. Kush bën këngën me Pirron e kap tersi me ligjin”, shkruan këngëtarja duke e theksuar më pas se po bënte shaka./Indeksonline/