75 Mall Live Search
12:43 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Rezarta Shkurta zbulon se vajza nuk i ngjan as asaj as Ermalit, por…

Këngëtarja Rezarta Shkurta viteve të fundit është tërhequr disi nga skena, për t’iu përkushtuar fotografisë.

Por ndërsa po rrit e vetme të bijën, ajo zbulon se Hera e vogël nuk i ngjan asaj dhe as të shoqit Ermal Hoxha.

Për kërë gjë ajo flet me “prova” dhe publikon një fotografi në Instagram për ta treguar, ku shihet një vogëlush me bluzë jeshile me një ngjashmë ri të paparë me të.

“Për të gjithë ata që mendojnë se Hera më ngjan mua! Ju prezantoj këto foto eskluzive të kunatit tim të vogël Besmir Hoxha”, shkruan Rezi, e befasuar nga ngjashmëria.

Rezarta është e martuar me nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën, i cili u arrestua në muajin janar të vitit 2015 gjatë operacionit “Xibraka”, i akuzuar për kokainë.