“Rezistenca” e shitësve ilegal te tregu i automjeteve
Shitësit ilegal në tregun e veturave që mbahet çdo të diel në Prishtinë, nga sot nuk do të mund të shfrytëzojnë hapësirat publike, shkak i therjeve që po bëhen ndaj shpezëve dhe ndotjes së hapësirës publike.
Që nga orët e hershme të mëngjesit inspektorati i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, zhvilluan një aksion të përbashkët tek hapësirat rreth tregut për t’i larguar shitësit ilegal. Megjaithë ata hasën në resistencë, fillimisht duke bllokuar rrugën e pastaj shprehen edhe pakanaqësi me arsyetimin se nga ajo punë mbajnë familje.
Ata u ankuan, pasi që kanë ardhur nga komuna të ndryshme e nuk po mund të shesin asgjë.
Rexhep Musliu tha për KosovaPress, se ai deri më tani ka shitur grurë dhe asnjëherë nuk ka hedhur mbeturina.
Lexo po ashtuRektori i UBT-së zhvilloi vizitë zyrtare në Texas me ftesë të Sam Houston State UniversityMusliu me këtë punë mban edhe familjen.
Shitësi tjetër, Ismet Hasani nga Podujeva, i cili shiste mobile, mbanë 20 anëtarë të familjes së bashku me vëllain e tij nga shitja në këtë treg.
Hasani u shpreh se duhet të gjobiten personat që po prenë pulat, e jo të gjobiten të gjithë për tre persona.
Ai shtoi se duhet të bëhet një lokacion i caktuar për ta, të cilët sipas tij edhe janë të gatshëm të paguajnë.
Aksioni i Inspektoratit të Prishtinës, Policisë së Kosovës dhe AVUK-ut ka filluar që nga orët e hershme të mëngjesit, të cilët do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës aty derisa të përfundon tregu i veturave.

