15:16 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Reziston Ballkani, ende lider në Superligë

Ka përfunduar edhe java e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani mposhti Ferizajn 3:0, Gjilani fitoi 2:0 ndaj Flamurtarit ndërsa Trepça’89 mposhti Dukagjinin 2:1.

Pas kësaj jave, lider në tabelë vazhdon të jetë Ballkani me 40 pikë, i ndjekur nga Drita e Prishtina me 37 pikë, shkruan Indeksonline.

Gjilani është i katërti me 35 pikë dhe e mbyll top4-shen e ekipeve që po luftojnë për titull.

Dukagjini, Vushtrria e Ferizaj gjenden në fund të tabelës me pak shpresa për mbijetesë./Indeksonline/