75 Mall Live Search
14:47 / E Premte, 01 Maj 2026 / MSH1

Rezoluta për anëtarësimin e Kosovës në NATO mbështetet në Dhomën e Përfaqësuesve, Konjufca falënderon republikanët e SHBA-së

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka përshëndetur prezantimin e rezolutës për anëtarësimin e Kosovës në NATO, që u bë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në një postim në “X”, Konjufca falënderoi republikanët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, për mbështetjen dhe angazhimin e tyre, transmeton IndeksOnline.

“Përshëndes prezantimin e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe i falënderoj kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor” shkroi Konjufca.

Ai bëri me dije se Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të bashkësisë transatlantike.