09:37 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rezoluta për dialogun Kosovë-Serbi, Veseli fton opozitën në takim

Me fillim nga ora 11 pritet të fillojë takimi i partive opozitare me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli ka ftuar partitë opozitare që të mblidhen në një takim të përbashkët për t’i harmonizuar qëndrimet për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Rezoluta në fjalë u bë publike të shtunën, duke shprehur interesim që qëndrimet në mes pozitës dhe opozitës të harmonizohen sa më shpejtë që të jetë e mundur./Indeksonline/