17:17 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rezoluta për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, dështon

Opozita ka dështuar në testin e saj për të parë se sa deputetë janë për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Rezoluta e LDK-së dhe VV-së me të vetmen pikë ku kërkohej dorëheqja e qeverisë për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja, ka marrë vetëm 36 vota pro.

Në sallë ishin 61 deputetë, ndërsa votuan vetëm 37. Një votë ishte abstenim.

Kryesuesi, Kujtim Shala, tha se votimi ishte jo i vlefshëm dhe ka ndërprerë seancën.

Kjo ishte rezoluta e propozuar nga opozita:

Pika 1, me qëllim të ndërprerjes të çdo përpjekje që konteston shtetësinë, subjektivitetin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Kosovës, Qeveria e Kosovës të dorëhiqet për t’i hap rrugë formimit të institucioneve të reja të cilat duhet ta konsolidojnë dhe forcojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare në përputhje me orientimet e saj gjeopolitike për integrime euro-atlantike.