75 Mall Live Search
12:37 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / H F

Rezolutë për ish krerët e UÇK në Hagë? Rama në Prishtinë: Të gatshëm për ta votuar kurdoqoftë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama konsideron se nuk janë ndjekur standarde demokratike nga Gjykata Speciale, ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama tha se është i gatshëm kurdoqoftë, për të depozituar një rezolutë në Kuvend për ish krerët e UÇK.

“Unë, dua ta dini të gjithë ju këtu dhe ata që na dëgjojnë se nëse Kuvendi i Kosovës, kurdoqoftë do të ndërmerrte nismën, për t’iu drejtuar të gjitha shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale, dhe për të ndarë me to, dyshimin e arsyeshëm, për cënimin e standardeve demokratike në procesin ligjor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit  dhe nëse  do na kërkohej që një nisme të tillë t’i bashkohej edhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk flas dot për të tjerët, por për forcën time politike. Partia Socialiste do të angazhohej që të njëjtën rezolutë, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, ta depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi Rama./IndeksOnline/