Rezulate befasuse në Vushtrri nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nisur publikimin e rezultateve edhe për komunën e Vushtrrisë, nga numërimi i votave me postë.
Atje, aktualisht në vend të parë me këto vota është Sylejman Meholli, i Lëvizjes Vetëvendosje me 35.38% ose 75 vota.
Pas tij radhitet Xhafer Tahiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 34.43% ose 73 vota.
Në vend të tretë është Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës me 27.36% ose 58 vota.
