Rezultat i ngushtë/ Mes Geasy x Majk apo Noizy ft. Altin Sulku, ja cili bashkëpunim ka më shumë klikime në ‘Youtube’

Artistët shqiptar po kujdesën që të mbushin tregun muzikor me hite të mëdha.
Edhe viti 2022 ka nisur me projekte gjigante, ku artistët kanë sjellë këngë solo si dhe bashkëpunime, shkruan Indeksonline.
Shumica e projekteve ‘shpërthyen’ nga klikimet duke kapur milionëshin e parë që nga dita e parë e publikimit.
Momentalisht, dy projekte të cilat po dëgjohen dhe po bëjnë ‘boom’ janë bashkëpunimi mes Geasy dhe Majk, si dhe dueti Noizy e Altin Sulku.
Të dy bashkëpunimet janë publikuar për një ditë, por cila ka grumbulluar më shumë klikime?
Në platformën ‘Youtube’ shohim se kënga e Noziyt me Altinin ka grumbulluar 1,278,637 klikime, duke lenë pas Geasy dhe Majk me 1,079,062 klikime duke pasur vetëm pak diferencë./Indeksonline/