18:30 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rezultat konkret i punës së ministrit Endrit Shala: Produktet kosovare arrijnë në Amerikë

Edhe një rezultat konkret i punës së Endrit Shalës si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, është shënuar sot.

Kompania gjigante “Frutex” e cila ishte mbështetur nga Shala, në kohën sa ishte ministër, ka nisur kontigjentin e parë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image may contain: 5 people, people sitting

Teksa, ministri në detyrë Shala, i cili garon në zgjedhjet e 6 tetorit për deputet të Kuvendit, me numër 8, është shprehur krenar për këtë arritje.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Shala ka thënë se gjatë mandatit të tij si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, fokusi kryesor i tij ka qenë mbështetja e eksportit për prodhimet vendore.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë të mbështes gjithmonë prodhuesin kosovar.