75 Mall Live Search
16:57 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / G T

Rezultat që s’i konvenon aspak Shqipërisë, Letonia pëson ndaj Serbisë

Kombëtarja e Letonisë ka pësuar humbje minimale 0:1 në shtëpi ndaj Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi bashkëlojtari i Edon Zhegrovës te Juventusi, Dusan Vlahovic, shkruan Indeksonline

Letonia ishte shumë afër të barazonte rezultatin, por shtylla ia shpëtoi golin e sigurt.

Ky rezultat nuk i konvenon aspak Shqipërisë, pasi tani Serbia shkon në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e dytë (plus një ndeshje më pak)./Indeksonline/