Rezultate befasuese nga pjesa e parë e ndeshjeve të Premier Ligës

Pesë ndeshje të Premier Ligës janë duke u zhvilluar që nga ora 16;00 dhe tashmë ka përfunduar pjesa e parë në secilën prej tyre.
Sfida kryesore e këtij orari është duke u zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge”, aty ku po ballafaqohen Chelsea dhe Leicester City e në të cilën rezultati pas pjesës së parë është 0-0, por skuadra e Thomas Tuchel ka mbetur me një lojtarë më pak në fushë pasi nga loja me kartonin e dytë të verdhë është përjashtuar Gallagher në minutën e 28’.
Befasia e madhe sa i përket rezultatit po ndodh në ndeshjen ndërmejt Manchester Cityt dhe Crystal Palace ku skuadra mysafire është duke avancuar me rezultat 2-0, derisa golat janë realizuar nga Stonës në minutën e 4’ dhe Andersen në të 21-tën.
Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Bournemoithit me përsi të thellë prej 5-0. Realizatorët e golave ishin Diaz, Elliot, Van Dijk, Alexander Arnold dhe Roberto Firmino.
Në dy ndeshjet tjera janë këto rezultate:
Brentford-Everton 0-1
Brighton-Leeds United 0-0