Rezultatet dhe tabela, Gjilani në krye, Prishtina e fundosur
Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Tri ndeshje janë zhvilluar të mërkurën derisa tri ndeshje të tjera janë zhvilluar sot.
Këto janë rezultatet e arritura.


Gjilani është e vetme në krye të tabelës me 12 pikë, e ndjekur nga Drita me 10 pikë, shkruan Indeksonline.
Feronikeli është në vendin e tretë me 9 pikë, derisa Ballkani dhe Llapi kanë nga 8 pikë.
Drenica dhe Vushtrria kanë nga 5 pikë në vendin e 9 dhe 10, derisa në dy vendet e fundit janë Prishtina me 4 pikë dhe Dukagjini me 1 pikë. /IndeksOnline/
