19:26 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Rezultatet dhe tabela pas ndeshjeve të xhiros së gjashtë në Supeligën e Kosovës U21

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës U21 në futboll.

Skuadra e Prishtinë i është rikthyer fitoreve, duke e mposhtur Dritën në udhëtim me rezultat të 3-2, shkruan IndeksOnline.

Fitore ka arritur edhe skuadra e Lirisë, e cila mposhti Feronikelin me rezultat 3-1.

Ballkani ka pësuar humbje në shtëpi nga Malisheva me rezultat 4-3, ndërsa Dukagjini shënoi fitore 2-1 ndaj Fushë Kosovës.

Ndeshja e vetme e cila përfundoi me barazim ishte ajo mes Llapit dhe Gjilanit, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Pas përfundimit të xhiros së gjashtë, Liria dhe Prishtina ndajnë kreun e tabelës me nga 13 pikë, të ndjekura nga Llapi, Drita dhe Ballkani me nga 10 sosh.

Në pozitat e fundit ndodhen Feronikeli 74 me 4 pikë dhe Dukagjini me 3 pikë./IndeksOnline/