75 Mall Live Search
20:04 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / Gj. Sh

Rezultatet dhe tabela pas ndeshjeve të xhiros së tretë në Supeligën e Kosovës U21

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës U21 në futboll.

Skuadra e Prishtinë ka shënuar fitoren e tretë radhazi, duke e mposhtur Malishevën me rezultat të thellë 6-1, shkruan IndeksOnline.

Liria ka fituar me rezultat 5-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit, kurse Llapi dhe Gjilani fituan si mysafire të Fushë Kosovës respektivisht feronikelit 74 me rezultat 4-1.

Ndeshja e vetme e cila përfundoi me barazim ishte ajo mes Dritës dhe Ballkanit, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Pas përfundimit të xhiros së tretë, Prishtina është lidere me 9 pikë, e ndjekur nga Drita me 7 pikë.

Në pozitat e fundit ndodhen Feronikeli 74 dhe Dukagjini, të cilat kanë nga 0 pikë./IndeksOnline/