Rezultatet e analizave me metodën serologjike dhe PCR nga Laboratori MLS, janë pranuar me sukses në çdo institucion ndërkombëtar

Laboratori MLS njofton qytetarët që gama e shërbimeve të tyre, përkatësisht testimet me metodën serologjike dhe atë PCR janë legjitime, të licensuara në mënyrë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe si të tilla njihen në rrafshin ndërkombëtar.
Në njoftimin e tyre thuhet se që nga momenti i parë i licensimit e deri më sot, të gjitha rezultatet e analizave të gjeneruara nga Laboratori MLS janë pranuar me sukses në çdo institucion ndërkombëtar.
“Çmimet për shërbimet tona, testimin me metodën RT-PCR, në vlerë prej 65 Euro, me harkun kohor të gjenerimit të rezultatit brenda 24-48 orësh, si dhe nëse rasti është urgjent, në kohë rekord prej 2 orësh, testimi me metodën RAPID, e që është në vlerë prej 200 Euro, do vazhdojnë të mbesin të tilla, andaj mos hezito, eja e testohu”, thuhet aty.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Dëshirojmë të ju njoftojmë se gama e shërbimeve tona, përkatësisht testimet me metodën serologjike dhe atë PCR janë legjitime, të licensuara në mënyrë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe si të tilla njihen në rrafshin ndërkombëtar.
Që nga momenti i parë i licensimit e deri më sot, të gjitha rezultatet e analizave të gjeneruara nga Laboratori MLS janë pranuar me sukses në çdo institucion ndërkombëtar, andaj nëse ndjeni se do ju duhet të udhëtoni në cilindo vend përtej Republikës së Kosovës, e në të cilin kërkohet testi i bërë, jemi të lumtur që me plot zell të ju themi se ne jemi institucioni në të cilin juve duhet të drejtoheni.
Çmimet për shërbimet tona, testimin me metodën RT-PCR, në vlerë prej 65 Euro, me harkun kohor të gjenerimit të rezultatit brenda 24-48 orësh, si dhe nëse rasti është urgjent, në kohë rekord prej 2 orësh, testimi me metodën RAPID, e që është në vlerë prej 200 Euro, do vazhdojnë të mbesin të tilla, andaj mos hezito, eja e testohu.
Theksojmë se saktësia, profesionalizmi dhe efektshmëria e shërbimeve tona është në të njëjtin nivel me shërbimet e çdo institucioni ndërkombëtar që merret me të njëjtën fushë, andaj ju sigurojmë se do jeni mëse legjitim dhe të rregullt kudo që juve do paraqisni rezultatin e lëshuar nga ne si dëshmi për udhëtimin tuaj në këto kohëra të vështira.
Me shpresën që së bashku do arrijmë që të dalim ballë-lartë e fitimtarë ndaj një sfide mileniale siç pandemia po paraqitet të jetë, ju falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve tona në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sinqerisht,
MLS