75 Mall Live Search
13:37 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rezultatet e atletëve tanë në EYOF Baku 2019

Katër atletët tanë përfaqësuan Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinjë EYOF Baku 2019 që u mbajten në Azerbajxhian prej dates 21-27 Korrik 2019.

Garuesit tanë gjatë Festivalin Olimpik Evropian për të Rinjë bën një paraqitje të mirë dhe ishin konkurrent të denjë gjatë paraqitjeve të tyre.

Atleti Muhamet Ramadani u stolis me medaljen e artë në disiplinën e hedhjes së gjylës dhe hyri në historin e sportit të Kosovës.

Në finale të Festivalin Olimpik Evropian për të Rinjë u paraqit edhe Atletja Albina Bojaxhiu në disiplinën 1500m dhe përfaqsoi Kosovën denjesishtë

Atleti Leon Thaqi në disiplinen 800 metra bëri një paraqitje të mire dhe presim rezultate të mira në të ardhmen nga atletë.

Atletja Djellza Selaci në kuadër të garave në atletikë në discipline 400m arriti rezultatit e saj më të mire personal me kohë 58.57s duke qenë rezultati më i mirë në sezon në displinën 400m.

Rezultatet e Atletetëve tanë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinjë EYOF Baku 2019 :

Muhamet Ramadani në disiplinen e hedhjesë e Gjylës duli i pari me rezultat 19.75

Leon Thaqi në disiplinën 800m doli i katremdhjeti me rezultat 1:59.76 PB

Albina Bojaxhiu në disiplinën 1500m e pasembdhjeta me rezultat 5:53.76 PB

Diellza Selaci në disiplinën 200m nëntëmbdhjeta me rezultat 27.06

Diellza Selaci në disiplinën 400m njëzetëedyta me rezultat 58.57 PB

Ekipin e atletëve e udhëhoqi trajneri jonë Xhavit Tahiri.