75 Mall Live Search
19:13 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / BA

Rezultatet e dobëta me Liverpulin, reagon Slot

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot ka folur hapur dhe pa dorashka pas rezultateve të fundit, duke pranuar se është i zhgënjyer nga situata dhe se mban përgjegjësi të plotë për gjendjen e skuadrës.

“Marr përgjegjësinë, ndihem fajtor për këtë. Si menaxher përpiqem të udhëheq me shembull dhe të punoj edhe më shumë,” ka deklaruar Slot, duke theksuar se përgjigjja e tij duhet të jetë rritja e punës dhe përkushtimit, shkruan IndeksOnline.

Trajneri shtoi se nuk e kishte pritur që ekipi të përfundonte në një pozicion të tillë:

“Të them të drejtën, nuk e prisja të ishim në këtë situatë, me mënyrën se si qasemi taktikisht dhe me cilësinë e lojtarëve që kemi.”

Deklaratat e tij tregojnë vetëkritikë, por edhe vendosmërinë për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur, duke e marrë barrën mbi vete dhe duke kërkuar përmirësim të menjëhershëm në fushë.

Në ditët në vijim pritet të shihet se si këto fjalë do të reflektohen në performancën e ekipit.