Rezultatet e KQZ-së, ja kush prin Rama apo Çeku (Foto)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet e votimeve në 18 komuna.
Në 26, 97 % të votave të numëruara Prishtinë, prin kandidati i LDK-së, për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Deri më tani Rama ka marrë 13 mijë e 760 vota, kurse kandidati i LVV-së 13 mijë e 210 vota, transmeton IndeksOnline.
Kujtojmë se sipas disa Exit- polleve, fitues i balotazhit është Rama, sipas të cilave prishtinasit i kanë besuar një mandat të dytë./IndeksOnline/


