75 Mall Live Search
23:36 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Gj Sh

Rezultatet e mbrëmjes dhe tabela e Champions League pas javës së pestë

Sonte janë zhvilluar nëntë ndeshjet e fundit të javës së pestë në Champions League.

Arsenali ka fituar derbin e mbrëmjes ndaj Bayern Munich, duke e mposshtur me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Tre pikë në mori edhe Atletiko Madridi, e cila ia shkaktoi humbjen e parë Interit këtë sezon, pasi e mposhti me rezultat 2-1.

Befasinë e mbrëmjes e bëri PSV Eindhoven, e cila fitoi ndaj Liverpulit midis ”Anfieldit”, me rezultat 4-1.

Real Madrid morri tre pikë në udhëtim te Olympiacos, ku fitoi me spektakel golash, 4-3.

Plot tetë gola u shënuan në ndeshjen mes PSG-së dhe Tottenhamit, ku në fund kampioni në fuqi, parisienët triumfuan me rezultat 5-3.

Fitore sonte shënuan edhe Atalanta, Sporting Lisbona dhe Copenhagen, derisa ndeshja e vetme e cila përfundoi me barazim ishte ajo mes Pafops dhe Monacos.

Pas ndeshjeve të javës së pestë, Arsenali është lidere e vetme e tabelës, me pikë të plota 15-të, tre më shumë se PSG-ja, Bayern Munich, Inter dhe Real Madrid.

Ndërkohë Ajax është skuadra e vetme e cila nuk ka asnjë pikë, pasi deri më tani ka regjistruar plot pesë humbje./IndeksOnline/